Goditi me sëpatë ish dhëndrin, zbulohen detajet e ngjarjes horror në Korçë

Një 54-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës për plagosjen e ish-dhëndrit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë, ku shtetasi Nizami Bezat  është konfliktuar me  ish-dhëndrin e tij Aleksander Maksuti,  rreth 25 vjeç

“Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezati, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore” thotë policia.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Korçës, Maksuti eshte transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

I plagosuri nuk pranoi atësinë e vajzës

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu kishte një vajze të mitur me vajzën e autorit të plagosjes. Bezati dhe ish-dhendri i tij kane patur konflikte prej disa kohesh.
I plagosuri bashkëjetonte me vajzën e autorit, ndërkohë që është paralajmeruar disa here që të mos afrohej tek banesa.

Shkak dyshohet se eshte bere mosnjohja e atesise se vajzes se mitur. Mesohet se Bezati e ka goditur me sepate duke i shkaktuar plage te renda në koke dhe qafe.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme