Tsipras: Tentojnë ta fusin nga “dritarja”, por nuk ka çështje çame!

Në një deklaratë ditën e sotme, kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka folur për negociatat me Shqipërinë, duke u shprehur se bisedimet janë në një klimë pozitive.

Tsipras ka theksuar se Greqia e mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, por me kusht që vendi ynë të përmbushë angazhimet e përcaktuara qartë nga BE.

“Negociatat po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve. Ato janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare. E kam fjalën për zonat detare, ndryshimin e teksteve shkollore, varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri.Dhe sigurisht, një çështje shumë e rëndësishme e reformave janë ato në lidhje me të drejtat e minoritetit grek”, tha Tsipras.

Kryeministri grek foli edhe për çame, duke thënë se ajo nuk ekziston. Ai kritikoi zërat kundër tij, të cilët çështjen e mirëmbajtjes së piramidave në kufi, e kanë interpretuar si ripërcaktim të kufijve ndërmjet dy vendeve.

“Janë dëgjuar shumë për këto negociata. Shumë nga çka janë thënë nuk kanë lidhje me realitetin. Brenda kuadrit të bisedimeve është edhe mirëmbajtja e piramidave që shënojnë kufijtë me vendin fqinj dhe disa thanë se po shkojmë të bëjmë një ripërcaktim kufijsh.Gjithashtu, disa insistojnë të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston një çështje e tillë”, tha ai.

Në vijim të deklaratës, kreu i qeverisë greke mohoi të ketë një datë fikse për finalizimin e negociatave me Greqinë. Reagimi i Tsipras për çështjen u bë gjatë konferencës për shtyp në kuadër të panairit ndërkombëtar të Selanikut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme