Vetingu në politikë, Demalia: Prostitutat politike të tranzicionit kërkojnë certifikatë virgjërie

Analisti, Ilir Demalia, e sheh të dështuar vettingun në politikë ende pa nisur, njësoj si procesi në drejtësi.

Për Ora News në një lidhje nga SHBA, ai thotë se ky proces është thjesht një lojë dhe demagogji e kësaj klase politike.

Demalia: Vetingu për politikanët do përfundojë si vetingu për drejtësinë. Vetingu për drejtësinë dështoi se nisi i dështuar ashtu siç po nis i dështuar vetingu në politikë. Për mua është një lojë e kësaj politike dhe një demagogji që e përdor për të fituar kohë. Gjithë kjo klasë politike tashmë është e diskretituar politikisht. Vetingu i politikanëve është i dështuar pa filluar se nuk mund të ketë një ndërmarrje të tillë për reforma apo vetingje nga njerëz që janë aktorë të kësaj gjendje të rëndë që përjeton Shqipëria sot si ekonomikisht, si politikisht. Akoma pas 28 viteve nuk kemi mundur të ndërtojmë pavarësinë e institucioneve dhe shtetin e së drejtës. Këto janë regjime politike, që qëllimin kryesor e kanë të kontrollojnë institucionet. Këtë bëri dhe Rama me vetingun në drejtësi.Vetingu në politikë është i dështuar edhe për fatin se pa nisur këta të dy nuk bien dakord, Basha kërkon votim direkt, Rama ka kushte.

Edhe pse nisma është propozuar nga Basha, Demalia e sheh si përfituesin kryesor Kryeministrin.

Demalia: Akoma e merrni seriozisht kryeministrin e Shqipërisë?Ramës i intereson kjo lojë se tashmë është totalisht i konsumuar dhe diskretituar politikisht. Loja me vetingun e politikanëve mund ti japë atij frymëmarrje politike dhe të fitojë koha, koha në politikë është gjithçka. Kjo klasë politike duke filluar nga kryeministri dhe shefi i opozitës duhet të sqarojnë veten e tyre.Kanë gjëra kaq të dukshme sa më duket jo e pamoralshme por them:Ku e gjejnë kurajon këta politikanë që tallen kaq keq me shqiptarët kur kërkojnë të marrin certifikatën e virgjërisë kur këta janë prostitutat më ordinere politike të tranzicionit shqiptar. Dukshëm me prona dhe llogari të vëna përmes postit, jo si shërbëtorë publik por si hajdutë ordinerë. E gjitha kjo është një tallava, është dhe naive, nuk e di kush qytetar do ti besojë më.

Një trup i sëmurë me kancer nuk pastrohet dot nga vetëvetja, thotë Demaliaj, duke shtuar se kërkon doktor dhe doktori tek ne duhet të vijë nga jashtë.

E megjithatë ai nuk mendon se ndërkombëtarët do të ndërhyjnë në këtë proces, si në vettingun për drejtësinë.

Demalia: Nuk mendoj, ndërkombëtarët kanë abuzuar shumë jo vetëm me Shqipërinë por të gjithë vendet e Lindjes se i kanë përdorur këto vende. Është e qartë dhe në Shqipëri me zonjën Vlahutin. Por dhe vetë Europa dhe Amerika janë në një situatë të re politike dhe gjeopolitike të marrëdhënieve mes tyre, nuk kanë kohë më të merren me Shqipërinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme