Rasti i Donjeta Pajazitit kërkohet të kthehet në rigjykim

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka mbajtur një protestë paqësore para Gjykatës së Apelit, ku kanë kërkuar rishikimin e rastit të vdekjes së Donjeta Pajazitit.

Adelina Berisha nga RrGK, ka thënë se këtë protestë e kanë organizuar për të përkrahur familjen e vajzës nga Strellci, e cila u vra më 9 nëntor 2015 dhe të gjitha rasteve të tjera që kanë të bëjnë me barazi gjinore.

Sipas saj, ky rrjet dhe familja e Donjeta Pajazitit po kërkojnë që të rishikohet edhe një herë vendimi i Gjykatës së Pejës që shpalli të pafajshëm të dyshuarin kryesor.

Sipas saj, në rast se i dyshuari kryesor është i pafajshëm atëherë organet e drejtësisë duhet të punojnë për gjetjen e fajtorit kryesor, që ai të sillet para drejtësisë.

“Kemi dalë në protestë paqësore t’u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të marrin seriozisht rastin e të ndjerës Donjeta Pajaziti, të rishikojnë edhe një herë të gjitha gjetjet nga Gjykata që shpalli të pafajshëm të dyshuarin kryesor. Ne kërkojmë që të rishikohen edhe një herë të dhënat nëse ky vendim ka qenë i drejtë. Nëse i dyshuari nuk është shkaktar i vdekjes së Donjetës, të gjendet vrasësi i saj dhe të sillet para drejtësisë”, ka thënë Berisha.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme