Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se janë duke intensifikuar përpjekjet për zhvillim të sektorit minerar në Kosovë, përfshirë zhvillimin e Trepçës, që do të thotë që në vitet në vijim, do të hapen mijëra vende pune në këta sektorë.
Sipas tij, është shumë më rëndësi që mos të vijë momenti të importojmë fuqi punëtore me këto shkathtësi.
Ai në Facebook ka shkruar se së shpejti do të dalë me disa hapa konkret për të rritur interesimin e të rinjëve që të ndjekin këto trajnime dhe të certifikohen.
“Javën që shkoj, isha për vizitë në Qendrën e Trajnimeve në Korporaten Energjetike të Kosovës. Kjo vizitë ishte sa dëshpruese, aq edhe inkurajuese. Dëshpruese për faktin se kjo qendër është e pajisur jashtëzakonisht mirë, me teknologji moderne dhe me trajner me përvojë dhe certifikime ndërkombëtare, mirëpo nuk shfrytëzohen aspak kapacitetet trajnuese pasi që edhe nuk ka interesim të mjaftueshëm. Inkurajuese për faktin se ka potencial fantastik për të prodhuar ekspertë të certifikuar, të njohur ndërkombëtarisht në fusha të ndryshme për industritë e energjisë, përpunimit të metalit dhe minierave. Në fillim të këtij viti, kemi aprovuar strategjinë për energji që parasheh investime rreth 3 miliardë euro, përfshirë ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.
Gjithashtu jemi duke intensifikuar përpjekjtet për zhvillim të sektorit minerar në Kosovë, përfshirë zhvillimin e Trepçës. Kjo do të thotë që në vitet në vijim , do të hapen mijëra vende pune në këta sektorë dhe është shumë më rëndësi që mos të vij momenti kur importojmë fuqi punëtore me këto shkathësi. Së shpejti do të dal me disa hapa konkret për të rritur interesimin e të rinjëve që të ndjekin këto trajnime dhe të certifikohen. Disa nga format do të jenë promovimi më i mirë dhe mbulimi i shpenzimeve të trajnimit/certifikimit”, ka shkruar ai në Facebook./