Kuvendi i Kosovës, tashmë do të ketë një deputet që gjatë shkollimit të tij ka pasur sukses të dobët. Rafet Rama, do të ulet përsëri në ulësen e deputetëve si i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes nga kjo pozitë të Nezir Çoçaj.
Rafet Rama, gjatë kohës sa kishte qenë nxënës në shkollën e mesme “Ramiz Sadiku” në Skenderaj, kishte pasur një numër të madh të njëshave.
Insajderi kishte siguruar ditarin e shkollës ku shihet suksesi i dobët i deputetit Rama.
Rafet Rama dhe Hashim Thaci, kishte ‘sfiduar’ njëri tjetrin në garën për të parin e vendit, ku në fund këtë pozitë e zuri tashmë presidenti Thaci.
Rafet Rama, ka lindur në vitin 1971 në Prekaz, ishte 20 vjeç në vitin e katër të shkollës së mesme./Insajderi.