Avdullah Hoti: Rezoluta e propozuar nga liderët e Luginës është antikushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar kërkesën e liderëve politikë të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë, nëpërmjet së cilës do ta përkrahte vullnetin e tyre politik, të shpallur me një rezolutë e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për bashkimin e tyre me Kosovën.

Pas takimit të liderëve të Luginës me presidentin Hashim Thaçi, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, lexoi kërkesën e nënshkruar nga përfaqësuesit politik të Luginës, duke thënë se shpresojnë që kjo kërkesë sa më shpejt të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Por, sipas Hotit, rezoluta e tillë është antikushtetuese.

“Me gjithë respektin për shqiptarët e Lugines, një rezolutë e tillë është antikushtetuese”, ka thënë Hoti në Pressing të televizionit T7.

“Pra, nuk do ta votojmë, vetëm nëse ka vullnet për ta ndryshuar Kushtetutën”, ka shtuar ai.

Më herët, Hoti ka thënë se LDK është “për ruajtjen e shtetësisë, në kufijtë që është, dhe për konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme