Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shumë qytetarë, sonte kanë ndezur qirinj para Tetatrit të Kosovës, për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit.
“Populli i Kosovës, vet viktimë e mizorisë, si askush më shumë, e ndjen dhembjen e tragjedisë së 11 shtatorit. Përjetësisht solidarë me popullin dhe shtetin amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ceremonia e homazheve është organizuar nga zyra e kryeministrit.