Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Parkun Kombëtar të Thethit pasditen e kësaj të marte, raportojnë mediat e Tiranës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi ndërkohë ndërhyrja është mjaft e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.
Emergjencat Civile raportojnë se po ndiqet situata nga afër dhe po vlerësohen mënyrat e ndërhyrjes.
Në këtë situatë, bëhet e domosdoshme ndërhyrja e helikopterëve me ujë nga ajri.
Në terren janë edhe inspektorët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura si dhe forcat e policisë.
Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.