Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është bërë hit në rrjetet sociale pas shfaqjes së një videoje – e cila është bërë virale – ku ai, derisa ishte duke folur për “çështjen e Kosovës”, shpërthen në të qeshura.
Sipas mediave serbe, në një regjistrim, të cilin Gjuriq pretendon se ishte bërë tre vjet më parë, përkatësisht gjatë vitit 2015, ai thotë se në Mitrovicë, gjatë këtij viti kishin lindur 100 bebe më shumë se vitin paraprak.
Derisa udhëheqësi i emisionit e pyet duke qeshur: Si e dini ju këtë? Gjuriq përgjigjet: “Paj, kam qenë atje”.
Dhe megjithëse dukej se biseda do të vazhdonte me një ton serioz, ndodhi e kundërta – dikush nga anash, jashtë stafit, filloi të qeshte, çfarë e kishte bërë edhe Gjuriqin të “harronte” se ishte në një emision televiziv, duke shpërthyer gjithashtu në të qeshura.
https://www.facebook.com/biseripoliticara/videos/2212563789015312/