Zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan, të enjten morri çmim në një forum ndërkombëtar në Londër, si mirënjohje ndaj shërbimeve të saj humanitare.
“Turqit janë popull filantrop dhe historikisht kanë krijuar fondacione humanitare”, tha ajo në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit në Forumin e Donatorëve Botërorë.
Gruaja e presidentit Rexhep Tajib Erdogan tha se shteti turk ka ndihmuar miliona refugjatë nga e gjithë bota, shkruan Anadolu Agency, përcjell Klan Kosova.
I am honored to have been recognized with the Humanitarian Service Recognition Award by @MuslimGiving at the @GlobalDonorsFor in London. I accepted this award on behalf of the Turkish people, who always stand with the oppressed and those in need. pic.twitter.com/yFNbQY6jIH
— Emine Erdoğan (@EmineErdogan) September 11, 2018