Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ia ka shkuar për vizitë nënkolonelit të policisë së Kosovës, Nehat Thaçi i cili një ditë më parë u lirua nga paraburgimi në Serbi.
“Duke shpresuar që qytetarëve tanë kurrë mos t’iu përsëritet fati i tij dhe të bindur në lirimin edhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje, sot i urova mirëseardhje nënkolonel Nehat Thaçit, i cili e bashkoi popullin në një qëndrim dhe si rezultat i saj sot ai është i lirë. Paçi shëndet dhe të mira i nderuar!”, ka shkruar Haradinaj në në Facebook. /Sakte.net