Lajiq: Problemi në dialog është se Thaçi s’e ka mbështetjen në Kosovë

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Rasim Lajiq ka deklaruar se në negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës problemi kryesoi është se kryetari i Kosovës Hashim Thaçi s’e ka mbështetjen e politikanëve shqiptarë për t’i zhvilluar negociatat, transmeton Koha.net.

“Mendoj se Hashim Thaçiq ka një problem serioz kur flasim për legjitimitetin e politik marrë para sysh se asnjë grupacion politik opozitar, madje edhe nga ata që janë pushtet siç është kryeministri Ramush Haradinaj, nuk e përkrahin zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë Lajiq për televizionin Prva.

Ai ka shtuar se nuk e di se në ç’mënyrë Thaçi mund të paraqesë çfarëdo zgjidhjeje në negociatat me Serbinë, porse Serbinë është me shumë rëndësi të vazhdojë rolin konstruktiv e praktik në kërkim të zgjidhjes afatgjatë dhe të qëndrueshme.

“Më duket se në fazën e ardhshme të dialogut ky do të jetë problemi kryesor dhe nuk dihet a do të arrihet kështu te zgjidhja e kompromisit. Shtrohet çështja e legjitimitetit që do të shtrohet në Prishtinë”, ka thënë Lajiq

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme