Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini nesër pritet të vizitojë Maqedoninë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.
Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, Mogerini pritet të jap deklaratë të shkurtër për shtyp në Çarshinë e Shkupit, transmeton kp.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së gjithashtu do të takohet me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Mickoski.