Thaçi: Korrigjimi i kufirit na siguron njohjen nga Serbia

Nuk do të jetë fare lehtë, në ditët javët dhe muajt e ardhshëm, sepse do të kemi demarkimin e kufirit apo korrigjimin e kufirit prej 430 km. Korrigjimi i kufirit i siguron Kosovës njohje direkte nga Serbia automatikisht. Njohjen nga Serbia nënkuptonedhe njohjen nga pesë vendet e BE-së.  Kjo nënkupton edhe heqjen e vetos ruse”, deklaroi presidenti i vendit.

Ai e ka përshëndetur kërkesën e shqiptarëve në Luginë, që Kuvendi të miratojë një rezolutë për bashkim me Kosovën.

Thaçi gjithashtu bëri thirrje që ekipi negociator i Kosovës të formohet sa më shpejt që është e munudr, duke kërkuar edhe përkrahjen e opozitës.

“E respektoj në plotëni të drejtën e shqiptarëve në Preshevë e Bujanoc, kërkesa e tyre drejtuar partive në Kosovë është e drejtë dhe është në përputhje me konventat legjitime. Ekipi negociator të funskionalizohet të fillojë punën, të kemi unitet, partnerët e koalicionit por edhe të partive në opozitë”, tha presidenti i vendit.

Thaçi u zotua se marrëveshja finale me Serbinë, ka marrë përkrahje edhe nga Amerika dhe Bashkimi Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme