Berisha: Azem Hajdari kishte armiq, e vrau shteti me uniformë!

“Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, ishte simpoziumi që u zhvillua sot në Tiranë, në kuadër të 20-vjetorit të vrasjes së liderit të “Lëvizjes së Dhjetorit”, Azem Hajdari.

Mes të pranishmëve nuk mungoi fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e cilësoi Hajdarin një lider epokal. Më tej Berisha theksoi se nuk është reale të mendosh që Azemi nuk kishte armiq, pasi ai “u vra nga shteti me uniformë”.

“Azem Hajdari ishte një lider epokal. Ai u ekzekutua nga shteti me uniforma. Por është joreale te mendosh se Azemi nuk kishte armiq. Azemi ishte një tribun ne çështjen kombëtare”, tha Berisha.

Berisha kujtoi më tej edhe rrëzimin e regjimit, duke theksuar se “Dhejtori ‘90” është i Azemit, pasi është e vetmja figurë që u bë lider në një orë. Për më tepër Berisha nënvizoi se Hajdari vendosi peng fëmijët e tij dhe nuk I tradhëtoi kurrë studentët kryengritës që mblodhi pas vetes.

“Këtu janë dëshimtarët, ai ishte më i moshuari, nga ata studentë që hidhnin parullat kundër regjimit dhe diktaturës, kishte dy fëmijë, por si u bë lider. Duke vënë peng fëmijët e tij, duke u thënë studentëve, se unë kur tu tradhtoj ju kam tradhtuar Rudinën dhe Kirin. Me këtë betim, ky ishte student me familje, njeri i panjohur për atë grup studentësh që e rrethonin, ata e pranuan si lider, i përfaqësoi në takim me kreun e shtetit, i tha se nuk kemi ardhur këtu për një gotë caj më shumë. Në dy të natës ndodhi ajo që shkelte cdo ligje traditë, përfaqësuesve të studentëve u doli ministri me brutalitet e batalionit të stampistëve i rrahu i bëri përshesh”, tha Berisha.

Ish-kryeministri e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Azem ti je gjallë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme