E mërkurë, 02 Nentor 2016 – Sakte.net
Paratë e fituar nga shitja e pronave të familjes Simiq ishin përdorur për të blerë një banesë në Pejton dhe një veturë Mercedes ML për Azem Sylën
Në aktakuzën e saj voluminoze, Prokuroria Speciale pretendon se ish komandanti i UÇK-së Azem Syla ka blerë një banesë në Lagjen Pejton dhe një veturë Xhip ML me paratë nga shitja e pronave të serbëve në Çagllavicë.
Siç përshkruhet në faqen 155 të aktakuzës njëri nga dëshmitarët e rastit i ka rrëfyer prokurorisë se nga paratë e fituar nga shitja e pronave të familjes Simiq të cilat ishin shitur rreth 155 mijë euro ishin përdorur për të blerë një banesë në Pejton dhe një veturë Mercedes ML për Azem Sylën përderisa dy anëtarët e tjerë të grupit Shaban Syla e Shpresim Ukaj blenë makina të tjera përfshirë një BMËX5 nga këto para.
Aktakuza nuk ofron versionin e Sylës për prejardhjen e parave për blerjen e këtyre pronave por vazhdon tutje duke treguar se biznesi i patundshmërive me pronat ishte rritur në biznes prej gjysme milioni në vitin 2006.