Gjatë këtij viti, presidenti Hashim Thaçi dekoroi me medalje presidenciale Baton Haxhiun.
Siç dihet Haxhiu gjatë ditëve të para të bombardimeve të NATO-s në Kosovë ishte shpallur si i zhdukur, derisa më vonë fatmirësisht ishte bërë e ditur se është i gjallë. Thuhet se politikani i ndjerë Arbër Xhaferri kishte intervenuar që të tërhiqej i sigurtë nga Kosova.
Në tetor tè vitit 1999, Haxhiu u kthye në Kosovë. Në atë muaj, qeveria e udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e akuzoi Haxhiun se ishte “vampir pro-serbë” i koordinuar me presidentin jugosllav Slobodan Milosheviq.
“Njerëz si ata … duhet ta kuptojnë vetë këtë, një ditë, edhe ata mund të jenë objektiva e një hakmarrje personale, e cila është mjaft e kuptueshme, prandaj edhe Veton Surroi dhe Baton Haxhiu, këto mafiozë të zakonshëm, nuk duhet të mbeten të pandëshkuar për veprat e tyre kriminale”, thuhej në deklarimet e Hashim Thaçit të asaj kohe.
Sot, Haxhiu dhe Thaçi konsiderohen si njerëz shumë të afërt./Sakte.net
https://www.youtube.com/watch?v=y39QOveanG8