E mërkurë, 02 Nentor 2016 – Sakte.net
Diagnoza e tumorit të trurit mund të tingëllojë si situatë vdekjeprurëse. Por, jo të gjithë tumorët janë malinj.
Sipas neurokirurgut të Qendrës Mjekësore Anadolu, Prof. Serdar Kahraman, tumorët e meningjiomës janë shpesh beninj: Ju nuk keni nevojë as për operim.
Më poshtë keni të renditura 5 faktet kryesore që duhet të dini rreth meningjiomës.
1. Meningjioma mund të zhvillohet në vende të ndryshme.
Këta tumorë dalin prej qelizave në meningje, mbështjellës të trurit dhe bosht kurrizor. Pra, teknikisht, ata nuk janë fare tumorë të trurit, pasi nuk vijnë prej qelizave të trurit që kanë pësuar mutacion. Megjithatë, ato rriten brenda kafkës tuaj, që nënkupton se ka arsye për t’u mërzitur. Nëse meningjioma rritet apo shkakton fryrje që e shtypin trurin apo strukturat e tjera të kafkës, ajo mund të shkaktojë simptoma të tumorit në tru.
2. Simptomat e meningjiomës varen nga madhësia dhe lokacioni i tyre
Dr. Kahraman thotë: “Meningjiomat paraqiten me simptoma tipike të tumorit të trurit si dhimbje koke, problemet me shikimin apo marramendja. Një kokëdhimbje e rëndë rrallëherë është në vete simptomë e meningjiomës apo ndonjë tumori tjetër të trurit.” Meningjiomat më të mëdha mund ta bllokojnë rrjedhën e lëngut cerebrospinal, duke rezultuar në hidrocefallus (ujë në tru) që mund të ndikojë në kujtesë. Lokacione të tjera të tumorit mund të ndikojnë në shqisat e nuhatjes, të parit, të dëgjuarit e madje edhe në gjëndrën pështymore.
3. Diagnostifikimi me meningjiomë mund të ndodhë kur mjeku është duke kërkuar diçka tjetër
Dr. Kahraman thotë: “Diagnoza e tumorit në tru është shpeshherë e rastësishme, pra mjeku e zbulon një tumor në CT ose rezonancë manjetike ndërsa ekzaminon pacientin për një shkak tjetër si lëndim në kokë, ose ndonjë problem tjetër neurologjik.” Kur mjeku e diagnostifikon meningjiomën, ju kaloni nga teste të tjera për të parë se çfarë sjellje mund të ketë tumori. Duke u bazuar në këto të dhëna, neurokirugu do të rekomandojë largimin e tumorit, apo përcjelljen e rritjes së tij.
4. Shumica e meningjiomave nuk përhapen
Diagnostifikimi me meningjiomë mund të jetë shokuese, por këta tumorë janë zakonisht beninj. Kjo nënkupton që qelizat e tumorit nuk mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit. Mbi të gjitha, meningjiomat mund të rriten qetësisht për vite, duke mos shkaktuar asnjë problem dhe mund të marrin përmasa çuditërisht të mëdha.
5. Trajtimi i meningjiomë: operim apo jo
Nganjëherë, besoni apo jo, mjeku juaj mund të rekomandojë mbikëqyrje të meningjiomës, në veçanti nëse është e vogël dhe nuk shkakton probleme. Ju duhet që të bëni rezonanca magnetike vazhdimisht për ta kontrolluar. Përndryshe, trajtimi kryesor për meningjioma është ndërhyrja kirurgjike për ta larguar, përmes kraniotomisë apo ndonjë forme tjetër të ndërhyrjes. Mjeku juaj ju njofton se çka përfshin operimi, mënyra për t’iu qasur tumorit dhe çka mund të prisni pas asaj.
Tumorët në bazë të kafkës janë të pozicionuar thellë në kafkë, mbrapa hundës apo syve. Këto mund të jenë sfiduese, dhe kërkojnë kirurg me aftësi dhe ekspertizë në këtë lloj të ndërhyrjes.
“Janë një sërë teknikash të reja në operimin e tumorit të trurit, madje edhe për tumorët e vendosur thellë në kafkë, dhe disa që janë më pak invazivë”.
“Një sistem i ri që po e përdorim përmban një tub të ndihmuar nga kamera që butësisht i anon indet e trurit në mënyrë që të qasemi te tumori me më pak prerje, në mënyrë që pacientët të shërohen më shpejtë.” shtoi ai, shkruan blic.
Pas terapisë suaj, ju i ktheheni jetës suaj të zakonshme, por duhet të bëni rezonanca magnetike të rregullta për tu siguruar që tumori nuk po kthehet.