“Mua më duket se kjo është një fazë kritike e dialogut. Deri më tani, çështja e Kosovës në publikun serb ka qenë objekt i fushatave politike ditore ku kryesisht përfitojnë palët në procesin zgjedhor. Tani topi është transferuar në Kosovë dhe ka shumë më tepër politikë dhe grindje partiake”, ka thënë Ljajiq, transmeton lajmi.net.
Për ‘TV Pink’ ministri serb ka theksuar se në Kosovë ka të tillë që duan ta ngrijnë konfliktin duke shtuar se kështu nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje dhe komplikohet zgjidhja e çështjes.
“Unë nuk jam optimist se së shpejti do të ketë zgjidhje”, ka përfunduar ai.