Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pritet të gjejë mbështetje as në takimet që po zhvillon në SHBA për korrigjim të kufijve me Serbinë.
Kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj iniciative të presidentëve Thaçi dhe Vuçiq janë disa shtete evropiane, me në krye Gjermaninë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se çështjen e dialogut Kosovë – Serbi do ta shtrojë në takimet që do t’i ketë gjatë kësaj jave me liderët botërorë, duke përfshirë këtu edhe takimin me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Një ide të tillë tashmë nga SHBA-ja e ka kundërshtuar haptazi kryetarja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila në takimin që ka pasur me Thaçin dje ka lënë të nënkuptohet se çështja e kufijve është temë e mbyllur.