“Zvarritja”, një shprehje e re për ‘nyjën kosovare’

Në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës këto ditë nëpër media është shfaqur një nocion i ri “Zvarritja”. Kjo gjithnjë në lidhje me afatin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës, rikujton agjencia e lajmeve B92 e Beogradit.

Ndërsa Aleksandar Vuçiq, para se të merrte funksionin e presidentit të Serbisë kishte paralajmëruar se qëllim themelor ka zgjidhjen e “nyjës së Kosovës” . Me këtë vështrim janë intensifikuar nën mbikëqyrjen e Brukselit, ndërsa gjatë muajve të fundit dukej sikur kishin hyrë në “rrafshin e synuar”.

Lideri serb madje kishte paralajmëruar “fjalimin e madh para popullit”, por zhvillimet e mëvonshme, së paku ashtu siç ishin parë nga masat e gjera, kishin larguar palët negociuese dhe kishin shkaktuar një situatë gati në pat pozitë.

Dy negociatorët kryesorë, presidentët Vuçiq e Thaçi, në paraqitjet e tyre të shpeshta para medieve angazhoheshin për zgjidhje që fshihej ndërmjet formulimeve – “rikufizim”, “shkëmbim territoresh, ditë të tretë…

Kjo ide në Beograd ndeshi në reaksione të dyzuara, kështu që figurat politike të afërta me Vuçiqin u përfshinë pa rezervë në përkrahjen e tij, ndërsa pjesë të opozitës, para së gjithash Partia Popullore (Narodna stranka), e pastaj edhe Aleanca për Serbinë (Savez za Srbiju) e pakonstituuar, mbronin qëndrimin se bëhej fjalë për ndarjen përfundimtare të Kosovës nga Serbia (qendrore, siç e quajnë Republikën e Serbisë zyrtarët e Beogradit, sqarim ynë).

Në polemikë u përfshi në masë të rëndësishme dhe me zhurmë edhe një pjesë e Kishës Ortodokse Serbe, në radhë të parë përfaqësuesit e Dioqezës Rashkë-Prizren.

Nga ana tjetër, presidenti i, siç e quan Beogradi zyrtar Republikën e pavarur të Kosovës – shtetit të vetëshpallur dhe shefi i institucioneve të përkohshme në Prishtinë u ballafaqua në oborrin e tij me një rezistencë shumë më të madhe në këtë drejtim. Dhe tani, siç po shihet, del se kjo rezistencë ishte e panevojshme.

Paradoksale, por zëri nga Berlini se “s’ka ndryshim kufijsh” duket se ka vënë pikën në idenë e plasuar nga Vuçiqi dhe Thaçi.

Disa zëra të rinj nga Berlini, ç’është e vërteta jozyrtare dhe “nga burime jozyrtare” i kanë transmetuar edhe mediat serbe, duke theksuar se ka ardhur koha për disa korrigjime qëndrimesh të shtetit lider në Bashkimin Europian.

“Nga qendrat më të mëdha europiane, Berlini e Parisi, presioni që çështja të përfundojë tash nuk është aq këmbëngulës si para disa muajsh. Del qartë se marrëveshja as që është në horizont dhe se mesazhet e tilla kanë mbërri edhe deri në kreun shtetëror serb. Në një sërë mbledhjesh Aleksandar Vuçiq ka thënë se mund ta zvarrisë çështjen me Kosovën për disa vite” shkruan gazeta “Blic” e Beogradit.

Se “nyja kosovare” ndodhet në njëfarë “stand by” tregon edhe fakti se në rrethin e presidentit të rbisë dhe SNS-së (partia e Vuçiqit – sqarim ynë) pohohet se “Brukseli duhet të presë”, kështu që tani nuk është e sigurt nëse do të ndodhë dhe kur rundi i ri i bisedimeve Vuçiq –Thaçi me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë Federica Mogherini.

Rundi paraprak, të rikujtojmë, ka pësuar fiasko.

kësaj kohe, zyrtarët e Beogradit flasin për gjoja “ndryshimin e qëndrimit të SHBA” dhe qëllimin që palëve negociuese t’u lihet të gjejnë zgjidhjen që do të jetë e pranishme për të dyja palët, por ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie kohë më parë deklaroi se nuk mund të pritet që të pranohet çdo gjë për të cilën do të merren vesh, nëse fare ia dalin të merren vesh përfaqësuesit e të dy palëve.

Derisa tjerë, siç po shihen punët, tema e Kosovës shkon në plan të dytë, ndërsa tashmë është kandiduar (tema – plotësim ynë) e reja – kush do ta zëvendësojë Aleksandar Vuçiqin në krye të partisë që e drejton. Disa media pohojnë se në themel të kësaj ideje qëndron qëllimi që para qytetarëve të Serbisë, në një moment, të dalë Vuçiq si president jopartiak dhe të iniciojë referendum në të cilin do të vendosej për të ardhmen e Kosovës.

Megjithatë, duhet të kihet parasysh se edhe administrata aktuale në Bruksel ndodhet në fund të mandatit të saj dhe se në vitit 2019 do të ketë zgjedhje për Parlamentin Europian, në të cilat mund të ndodhë gjithçka, dhe e gjithë kjo në dritën e forcimit të vetëdijes nacionaliste, shtimit të euroskepticizmit dhe rënies së eurofanatizmit në shumë shtete të mëdha anëtare.

Edhe Vuçiqi kohë më parë ka theksuar se “ka drojë” nga ngritja e partive e lëvizjeve me orientime djathtiste në bashkësinë europiane, duke e lidhur edhe me vështirësitë në shthurjen e “nyjës së Kosovës”, transmeton Koha.net komentin e B92 të Beogradit.

Zgjedhjet europiane mbahen në maj të vitit të ardhshëm, dhe deri atëherë do të presim dhe të shohim çfarë kuptohet me “zvarritjen”. Tash për tash, shihet qartë, gjërat mbesin ashtu siç janë, të tilla që askush, madje as aktorët kryesorë, nuk mund të jetë plotësisht, të sigurt në fundin e mundshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme