Koci: Demaliaj u ndalua për 48 orë, nuk e ka kërcënuar Blakajn

Avokati i deputetit Shkumbin Demalijaj, Arianit Koci, tha për Gazetën Express se klienti i tij është ndaluar për 48 orë. Sipas Kocit klienti i tij nuk e ka kanosur askënd.

“Me urdher te prokurorise se shtetit, eshte bere ndalimi 48 oresh per deputetin Shkumbin Demaliaj, per kinse kanosje te ish prokurorit Blakaj.

Klienti i im, nuk e ka kanosur askend. Ai eshte deklaruar per ish Prokurorin Blakaj, pasi qe i njejti ka dhene doreheqje nga posti i prokurorit, dhe ka vazhduar t’a sulmoj dhe diskreditoj prokurorine, dhe veteranet e vertete”, tha Koci.

Më tej ka theksuar se deputetit i vie keq për deklarimet emocionale.

Shkumbin Demalijaj është intervistuar sot për shkak të kërcënimeve që i ka bërë ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.Ai po dyshohet për veprën penale “kanosje”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme