Policia në Shqipëri ka arrestuar djalin e deputetit Rrahman Rraja, Rexhepin.
Sipas mediave shqiptare, arrestimi i tij vjen pak ditë pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut. Rexhep Rraja akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës.
Ndalimi i tij vjen gjithashtu pasi ekspertiza mjekoligjore i konfirmoi Prokurorisë se, ndaj Xhisiela Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkohshme për punë deri në 9 ditë.
“TCh” raporton se masa e arrestit për djalin e deputetit Rraja është marrë gjatë ditës së djeshme, por vetëm sot është bërë ekzekutimi.
Për rastin ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Ai ka inkurajuar prokurorinë të mos ndalet deri në fund.
“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund? #eGjithëVëmendjapërVajzën”, ka shkruar ai në Twitter.