Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq për gazetën “kurir” të Beogradit ka bërë të ditur se Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do t’ia nisë së shpejti punës dhe se 12 qeli të burgut të Hagës presin banorë të rinj, transmeton Koha.net.
Sipas Daçiqit, tërë një kat në Scheveningen është i gatshëm t’i presë të akuzuarit e parë për krime lufte në Kosovë, ndërsa ka shtuar se prapa grilave do të gjenden ish – pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesin të akuzuarve, sipas kësaj gazete, spekulohet të jenë anëtarët e kreut udhëheqës të Kosovës, kryetari Hashim Thaçi, kryeminstri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Daçiq, siç përcjell gazeta, duke mos dashur të spekulojë me emra, thotë se lajm i më i mirë është se Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë së shpejti do të fillojë së punuari.
“Kjo ekskluzive nga Haga është verifikuar qind për qind. Mua më vjen mirë që 12 qeli janë zbrazur në Scheveningen gjë që është konfirmim se Gjykata do ta fillojë punën e vet, e ajo është që të vërë drejtësi për krimet që kanë bërë pjesëtarët UÇK-së ndaj serbëve në Kosovë. Se a dot jenë atje Thaçi, Haradinaj apo ndonjë i tretë, nuk është me rëndësi, gjykata fillon urgjentisht punën dhe kërkohet që të lirohen qelitë. Sigurisht që nuk kërkojnë lirimin tyre për t’i gëlqerosur”, ka thënë Daçiqi.