E enjte, 03 Nentor 2016 – Sakte.net /
Shkencëtarët amerikanë janë duke punuar në gjeneratën e re të veshjeve ushtarake për ushtarë, inspiruar nga suita e përdorur në filmat e Iron Man – Njeriut të Hekurt – dhe thonë se do të bëhet realitet brenda dy vitesh.
Suita e emëruar Talos do t’i jepte veshësit të tij super-fuqi, si aftësi për të parë në errësirë, fuqi mbinjerëzore dhe një mënyrë për t’iu shmangur plumbave.
Qëllimi është që Navy Seals dhe Forcat Speciale të përmirësojnë teknologjitë e mbrojtjes, transmeton Gazeta Express.
“Veshja transformohet nga gjendja e lëngshme në të ngurtë brenda milisekondave kur aplikohet një fushë magnetike ose elektrike”, thuhet në faqen e ushtrisë në internet.
Veshja do të ketë gjithashtu edhe nerva në formën e senzorëve që do të shtrihen ndaj lëkurës për të monitoruar temperaturën bazë të trupit, temperaturën e lëkurës, normat e zemrës, pozicionin e trupit dhe nivelet e hidratimit.
Kjo veshje e re ushtarake pritet të testohet më 2018.