Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka përshëndetur referendumin e mbajtur të dielën e djeshme në Maqedoni.
Ai ka thënë se me këtë veprim bashkëkombasit shqiptarë atje dëshmuar vullnet pro vlerave perëndimore.
”Qytetarët e Maqedonisë, me vullnetin dhe votën e tyre në referendumin demokratik, vendosën për emrin e ri dhe të ardhmen e tyre euroatlantike. Votuesit e djeshëm, përfshirë edhe tërë bashkëkombësit tanë shqiptarë atje, dëshmuan qytetari dhe vullnet të qartë pro vlerave perëndimore.
Shpresoj dhe uroj që edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të marrë vendimin e duhur proevropian. Ballkani Perëndimor ka nevojë për lidership dhe vendime të rëndësishme, që e forcojnë fqinjësinë e mirë dhe që rajonin tonë e integrojnë sa më shpejtë në Bashkimin Evropian. HTH”