Studiuesit James P. Allison dhe Tasuku Honjo, kanë bërë një zbulim të madh në mjekësi kundër, Kancerit.
Sipas tyre zbulimi përdor aftësinë e sistemit imunitar për të sulmuar qelizat e kancerit duke zhbllokuar qelizat imune.
Dy studiuesit për punë e tyre janë vlerësuar shumë, dhe së fundmi kanë fituar edhe çmimin prestigjoz, “Nobel” në Mjekësi, për “zbulimin e terapisë së kancerit duke penguar rregullimin negativ të imunitetit”.
Shuma që fituesi i secilit çmim në vitin 2018 do të marrë është 9 milionë krona suedeze (873,000 euro).