Gjykata Speciale për Korrupsionin në Iran ka dënuar tre të pandehur me vdekje..
Zëdhënës i gjyqësorit iranian, Gulamhussein Muhsin Ejei, tha se gjykata e cila është themeluar për të ndjekur penalisht korrupsionin në Teheran, ka shqiptuar dënimet për 35 të akuzuar.
Ai tha se të tre të pandehur u dënuan me vdekje dhe se 32 të pandehur të tjerë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet burg.
Në fund të muajit të kaluar, kreu i gjyqësorit iranian, Sadik Larijani, tha se gjykata speciale kundër korrupsionit udhëheqë gjithsej 30 procedura kundër 120 të arrestuarve të akuzuar.