Vdekjet e dyshimta në QKUK nuk ka kush t’i hetojë

Ende nuk është zbardhur rasti për tri vdekjet e dyshimta që ndodhën në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës gjatë vitit të kaluar. Për më tepër, duket se shteti e ka lënë pas dore këtë çështje. Tani rasti për këto vdekje ka mbetur edhe pa Prokuror. E gjithë kjo pasi që prokurori Valdet Gashi, i cili ishte duke i hetuar këto vdekje, është transferuar si prokuror në Prokurorinë Speciale. Gjithë çka dihet për këtë rast, janë dyshimet se vdekjen e këtyre tre pacientëve e shkaktoi gazi oksidol i prodhuar pa licencë në Kosovë

Tre persona që po operoheshin në shtator të vitit të kaluar kishin vdekur në sallat e operacionit të QKUK’së. E arsyet që çuan deri te vdekjet e këtyre personave mbeten ende të paqarta.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit që prej kur kanë ndodhur këto vdekje, organet e hetuesisë kosovare nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi këtë rast. Nga prokuroria e shtetit po deklarojnë se rasti është nën hetime si dhe duhen bërë ekspertiza jashtë shtetit për këtë punë.

Por rasti, tash ka mbetur pa prokuror. Kjo ngase prokurori Valdet Gashi i cili ishte marrë më lëndën për këto vdekje, ka ndërruar pozitën e punës. Ai u ngrit në detyrë si prokuror special, duke bërë kështu që lënda tash të mbetet ‘jetim’.
Detaje për këtë punë ka dhënë të hënën zëvendëskryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

“Lënda për momentin është pa prokuror. Prokurori i rastit ka kaluar në Speciale. Tash pritet që ta emërojmë një prokuror të ri, i cili do të merret më këtë rast”, ka deklaruar Berisha për Express.

Sipas tij krimet e rënda janë duke u marrë më lëndën. Por Berisha deklaroi se në bazë të informacioneve të deritanishme që prokuroria e shtetit i posedon, ende nuk ka ansjë informatë se çka çoi në vdekjen e këtyre tre pacientëve që ndërruan jetë në sallat e operimit të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Berisha tha se po priten ekspertizat të ndryshme laboratorike, si brenda ashtu dhe jashtë vendit që janë dërguar për këtë punë.

E ndërkohë lidhur me këtë rast Naser Guri, pronar i kompanisë “Bubeari”, është mbajtur në paraburgim pasi është dyshuar që shkaktar i vdekjeve ka qenë gazi oksidul i prodhuar pa licencë, e me të cilin është furnizuar QKUK-ja.

Anëtarë të Bordit të QKUK-së e kanë cilësuar këtë rast si misterioz, derisa kanë treguar se kanë ndërruar kompaninë e cila e furnizon QKUK-në me gaz. Ndërsa anëtarë të Komisionit për Shëndetësi kanë thënë se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme