PËRBËRËSIT:
200 gr biskota
600 ml qumësht
1 bustinë puding me çokollatë
2 lugë kakao
2 lugë sheqer
bajame ose arra
PËRGATITJA:
Në fillim përgatisim pudingun. Vendosim të ngrohet 500 ml qumësht dhe i hedhim pudingun. E përziejmë vazhdimisht derisa të marrë formën e kremit. Në një tas përziejmë 100 ml qumësht, sheqerin dhe kakaon, për të lagur më pas biskotat.
Marrim një biskotë, e lyejmë sipër me puding dhe i vendosim një biskotë tjetër sipër. Në këtë mënyrë i bëjmë të gjitha biskotat dyshe-dyshe dhe i lagim me masën e përgatitur më parë.
Më pas i vendosim horizontalisht në një enë, duke i bashkuar nëpërmjet pudingut. Mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tortës me pudingun e mbetur. I hedhim sipër bajamet ose arrat e copëtuara dhe e vendosim në frigorifer. E lemë minimalisht 3 orë dhe torta është gati për t’u servirur. Ju bëftë mirë!