Kjo është një tortë mjaft e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.
Përbërësit
1 pako biskota oreo
6 lugë margarinë e shkrirë
230 gr krem djathi
30 gr sheqer
2 lugë qumësht i ftohtë
350 ml krem pana (shllag) të përgatitur sipas udhezimeve në paketim
2 qese pudingë çokollatë
500 ml qumësht i ftohtë
100 gr therrime çokollatë.
Përgatitja
Kallëpin për ëmbëlsirë e lyejmë me margarinë. Pastaj biskotat i bluajmë, shtojmë margarinën e shkrirë, dhe rrafshojmë në kallëp, dhe lëmë në frigorifer.
Në ndërkohë përziejmë krem panen derisa dhe të bëhet shkumë e fortë dhe ndajmë në dy pjesë. Perziejmë krem djathin me 30 gr sheqer, 2 lugë qumësht derisa të bëhet masë kompakte.
Në masën me krem djathin shtojmë gjysmën e krem panes, dhe e hedhim siper mases me biskota. Në nderkohe zihet pudingu me 500 ml qumësht, 3 lugë sheqer dhe e lëmë të ftohet duke e perzier vazhdimisht.
Pasi të ftohet margarina e çokollates, e shtrijmë mbi shtresen me biskota dhe krem panen. Pastaj në fund shtojmë dhe gjysmën e krem panes së mbetur dhe dekorojmë me therrime çokollate.