Ma sillni kokën e atij qeni – kishte thënë njeriu që po udhëhiqte vrasjen dhe masakrimin e Khashoggit

”Ma sillni kokën e atij qeni” – kishte thënë njeriu që po udhëhiqte vrasjen dhe masakrimin e gazetarit disident dhe kritik të regjimit saudit, Jamal Khashoggi. Ai po jepte urdhëra nëpërmjet Skype, teksa vrasësit e torturonin dhe pastaj copëtonin gazetarin.


Ai ishte në krye të medias sociale për propagandë për princin e kurorës. Organizoi arrestimin e qindrave të elitës së vendit të tij. Arrestoi një kryeministër libanez. Dhe, sipas dy burimeve të inteligjencës, udhëhoqi vrasjen brutale të gazetarit Khashoggi në konsulatën saudite në Stamboll, shkruan Reuters, transmetongazetametro.net

Saud Al-Qahtani, një ndihmës i lartë i princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, është një nga njerëzit e shënjestruar teksa Riadi po përpiqet të zbus zemërimin ndërkombëtar mbi vdekjen e Khashoggit. Të shtunën, media shtetërore e Arabisë Saudite tha se Mbreti Salman ka shkarkuar Qahtanin dhe katër zyrtarë të tjerë mbi vrasjen e gazetarit.

Por ndikimi i Qahtanit te princi është aq i madh sa zyrtarët sauditë do ta kenë të vështirë të japin shpjegime bindëse si Qahtani ka vepruar vetë, pa përfshirjen e princit të kurorës.

Qahtani vetë kishte thënë se ai nuk bën asgjë pa miratimin e bosit.

Një burim i inteligjencës turke thotë se derisa vrasja e Khashoggit po ekzekutohej, Qahtani po udhëhiqte gjithë operacionin nëpërmjet Skype dhe u dëgjua duke thënë: “Ma sillni kokën e atij qeni”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme