Kreditorët serbë kërkojnë nga Trepça 350 milionë euro

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Pretendimet e regjistruara nga Trepça lidhur me kompanitë serbe, bankat dhe klientëve tjerë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) arrijnë vlerën e rreth 350 mijë eurove.

Në listën e kreditorëve të jashtëm të Trepçës gjenden “Mytilineos Holding S. A” nga Greqia, dy kompani nga Bullgaria: “Tera 90” dhe “Shindo”, si dhe një kompania nga Franca: “SCMN”, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Pretendimet e regjistruara nga ana e kompanive serbe, bankave dhe klientëve tjerë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit arrijnë në rreth 350.000.00 euro”, thotë në “Trepçë”.

“Shumë kreditorë nga periudha të ndryshme kanë aktvendime të marra nga gjykatat në Republikën e Serbisë, por për shkak të rrethanave të njohura nuk janë implementuar, nga ana tjetër ekziston akti i moratoriumit për borxhet e Trepçës që është marrë gjatë kohës së administrimit të UNMIK-ut”, thonë në këtë ndërmarrje, shkruan Tanjug.

Sipas kësaj agjencie, kreditorët më të mëdhenj të Trepçës janë: “Elektroprivreda Srbije”, “Jugobanka A.D. Beograd”, “Jugobanka A.D. Mitrovicë”, “Banka Popullore e Serbisë”, “Hekurudhat e Serbisë”, “Beobanka A.D. Beograd”, “Industria serbe e Naftës” dhe “DDOR Novi Sad”.
Ligji për Trepçën ka hyrë në fuqi para disa ditësh, duke e kthyer Trepçën në shoqëri aksionare, në të cilën 80 për qind të aksioneve i mban shteti i Kosovës, kurse 20 për qind në pronësi private. Shoqëria aksionare, sipas ligjit, nuk merr obligime të Trepçës e as num garanton për to. /Lajm.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme