Sala Berisha – Shala, kandidate e PDK-së për kryetare të Drenasit?!

Ani pse 4 dhejtori i këtij viti është caktuar data e zgjedhjeve në Komunën e Drenasit dhe se disa subjektet politike kanë filluar fushatën parazgjedhore, PDK s’ka vendosur ende se me kë do të kandidojë për kryetar të kësaj komune.

Derisa burime të “Gazeta Blic” brenda PDK-së thonë se Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci ose deputetja e Kuvendit Sala Berisha Shala, mund të jetë njëri prej tyre që pritet të kandidoj për kryetar të Komunës, zyrtarisht nuk flitet për asnjërin.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti në një prononcim për “Gazeta Blic” tha se nuk janë shqyrtuar akoma propozimet e degës së PDK-së në Drenas, në lidhje me kandidatin e mundshëm, por sipas tij një gjë e tillë do të ndodh pas kthimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli nga Hungaria.

“Kryesia s’ka shqyrtuar akoma propozimet e Degës së PDK në Drenas. Besoj që pas kthimit të Kryetarit Veseli nga Hungaria, do të shqyrtohen kandidaturat”, tha Haliti.

E fitues i këtyre zgjedhjeve sipas nënkryetarit të PDK-së, do të jetë subjekti të cilit ai i takon.

“Unë besoj fuqishëm që PDK do fitoj zgjedhjet për Kryetar të Drenasit”, është shprehur Haliti.

Ndryshe, PDK ka dalur fituese në zgjedhjet komunal të vitit 2013 me 13 mijë e 550 vota.

kqz
Rezultatet përfundimtare për Kuvendin Komunal nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me datën 02.12.2013

Komuna e Drenasit shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas vendimin të Gjykatës së Apelit e cila e konfirmojë dënimin e Gjykatës Themelore ndaj tashmë ish-kryetarit të kësaj komune, Nexhat Demaku. / GazetaBlic.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme