Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka sharë dhe fyer anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara për shkak se ditë më parë nuk e pranuan një ankesë të tij kundër gazetës Bota Sot.
Spahiu, i ka shkruar e-mail Këshillit të Mediave të Shkruara që përbëhet prej anëtarëve të disa gazetave dhe portaleve, duke i sharë me nënë.
“Shkoni bre n’p*** t”s’ames. Ua q**** qeni nanen te 11 anëtarëve me rend. Ju lutem percjellani 11 anetareve kete opinion timin per nanat e tyre kurva”, ka shkruar Spahiu.
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 25 tetor 2016, shqyrtoi ankesën e Nexhmedin Spahiut kundër gazetës Bota Sot lidhur me artikullin “Nexhmedin Spahiu shegert i H. Thaçit e B. Rexhepit”, publikuar më 28 shtator 2016, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.
“Meqenëse shkrimi në fjalë u vlerësua si opinion e jo lajm, KMShK u nis nga fakti se opinionet kanë liri më të madhe të paraqesin opinionet e tyre çka dallon nga lajmi ku kërkohen fakte të prekshme”, thuhet në vendim.
“Për këtë ankesë, që të gjithë anëtarët e pranishëm, 11, votuan kundër”. /Lajmi.net/