Rehabilitimi i segmentit të “Unazës së Re” në Tiranë ka ngritur nje pjese te banorëve në protestë.
Sot banorët e zonës së ‘Astirit’ kundështojnë këtë projekt, pasi ai prek disa prej ndërtesave te tyre. Ashtu sic kishin paralajmeruar, banoret kane bllokuar serish rrugen jkryesore te unazes, ku fluksi ne fundjave eshte teper i madh.
Banoret qe sot kane marre me vete edhe femije e tyre (disa ne moshe te vogel) i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkoje të takojë banorët.
Nje dite ma pare, ata thane se nuk janë njoftuar më parë për prishjen e ndërtesave të tyre, por i ka ardhur një ultimatum që për 15 ditë duhet te lirojnë banesat.
Per me shume se gjysem ore, te dy anet e unazes jane bllokuar nga banoret.
“Nuk jemi kunder projektit por kunder projektit te pakufishem qe i kane unazes se Re”, tha nje nga banoret. Ata kane hedhur gjithashtu edhe kapsolla ne rruge.
Ne protesten e sotme eshte pare mungesa e policise.