Zyrtarja e lartë e shtetit francez, Florence Mangin, po qëndron sot në Kosovë ku do të zhvillojë takime me udhëheqës shtetërorë.
Drejtoresha në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës është takuar në mëngjes me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, me të cilin është diskutuar agjenda evropiane e Kosovës, shkruan gazetametro..net.
Ardhja e zyrtares së lartë franceze lidhet me mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE’së në fillim të dhjetorit, e ku pritet të vendoset edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Franca, siç është raportuar, është një nga vendet që po heziton ta votojë, për shkak të politikave anti-emigracion.
Ndonëse akoma nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare nga zyra e Kadri Veselit, mësohet se temë e diskutimit ka qenë liberalizimi i vizave.
Ndryshe, Florence Matin ka në agjendë edhe takime me përfaqësues të tjerë politikë dhe insititucionalë.