Demografia e Serbisë: Serbët vdesin, lindin boshnjakët e shqiptarët

“Nëse vazhdojnë këto trende demografike, në vitin 2061 Serbia do të ketë tre milionë banorë më pask se sot”, thotë demografët serbë

Prej 169 komunave në Serbi vetëm gjashtë sosh në vitin 2017 kanë pasur shtim pozitiv natyror të popullsisë – Novi Pazari, Bujanovci, Sjenica, Novi Sadi, Pesheva e Tutina.

Me përjashtim të qytetit më të madh të Vojvodinës, fjala është për komunat me pjesëmarrje të madhe të popullisë boshnjake, përkatësisht asaj shqiptare, shkruan gazeta serbe “Politika”, duke iu referuar të dhënave statistikore.

Sipas gazetës, grafikonët tërheqin vërejtjen edhe se Serbia ka shtimin natyror më të ulët në krahasim me ish republikat jugosllave, trasnmeton gazetametro.net.

Nga ana tjetër, gjithsej 32 ga 233 shtete në planetë shënojnë rënie të numrit të banorëve, deri sa shtim negativ natyror të popullsisë kanë vetëm 18 shtete, prej të cilave 17 ndodhen në Evropë, e ndër to është edhe Serbia.

Pos kësaj, për shkak të emigrimit të popullatës, sipas tij, Serbia ka edhe strukturë të papërshtatshme moshore – mosha mesatare e popullatës është gati 43 vjeç.

“Nëse vazhdojnë këto trende demografike, në vitin 2061 Serbia do të ketë tre milionë banorë më pask se sot”, thotë dr. Marinkovic.

Demografët kanë frikë se do të ndodhë ekzodi i të rinjvë në vendet e BE-së atëherë kur Serbia të bëhet anëtare e saj, shkruan gazeta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme