Kurz i “rrethuar’ nga ushtarët e FSK’së pasi kundërshtoi ushtrinë

Gjatë pritjes zyrtare që iu bë kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, si nga presidenti Thaçi po ashtu edhe nga kryeministri i Haradinaj, të pranishëm në konferencat për shtyp në afërsi të burrështetasve ishin edhe pjesëtarë gardës së nderit nga Forca Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo edhe përkundër kësaj pritje me pjesëtarë të FSK-së, kancelari austriak, Kurz, nuk ngurroi që të shprehte qëndrimin e tij kundër transformimi të FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket Ushtrisë së Kosovës jemi skeptik. Presim që këtu të ketë një dialog të rregullt më të gjithë partnerët ndërkombëtar sepse ka shumë nevojë për më shumë kujdes”, është shprehur kancelari austriak pas konferencës me presidentin Thaçi.

Ndërkohë në konferencën me kryeministrin Haradianj, nuk ka përmendur as çështjen e korrigjimit të kufijve e as Ushtrinë./GazetaExpress/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme