E shtune, 05 Nentor 2016 – Sakte.net /
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur në një tryezë liderët e partive politike për të diskutuar rreth reformës zgjedhore. Në këtë takim, i pari prejse Thaçi u zgjodh president, nuk ka marrë pjesë opozita e cila kërkon zgjedhje të parakohshme, jo reformë zgjedhore. Megjithatë, subjektet tjera politike, bashkësia ndërkombëtare dhe shoqëria civile kanë mbështetur idenë e Thaçit për reformë zgjedhore
Për herë të parë pas shtatë muajve prejse është ulur në “fronin” presidencial Hashim Thaçi ka thirrur në një takim liderët e të gjitha partive politike të vendit. Në këtë tryezë është diskutuar rreth reformës zgjedhore, një proces që kishte filluar pesë vjet më parë dhe ishte ndërprerë për shkak të mungesës së disponimit politik. Por, ashtu siç ishte menduar, tryeza u mbajt pa praninë e tri partive opozitare, LVV-së, AAK-së dhe “Nismës”, të cilat nuk e njohin “fuqinë” institucionale të Thaçit si president, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Madje opozita thotë se ky proces po fillon me qëllim që koalicioni qeverisës të mundë të mbijetojë edhe më tutje