Demokratët shpallin fitore në ShBA, çfarë do të ndodhë tani me Trump’in

Pas zgjedhjeve të mes mandatit në ShBA, Demokratët kanë shpallur fitore duke marrë kështu Dhomën e Përfaqësuesve. Partisë së Trumpit, Republikanëve, u mbetet kontrolli i Senatit.


Rezultati për Dhomën e Përfaqësuesve ka qenë në favor të Demokratëve 213 me 191, transmeton gazetametro.net.

Derisa republikanët fituan Senatin me rezultat 51 me 41.

Çfarë do të thotë fitorja e Demokratëve?

Kjo nënkupton se ata do të rimarrin kontrollin në Dhomën e Përfaqsuesëve, gjë që u mundëson atyre të ndërhyjnë në agjendën e Trumpit dhe të fillojnë hetimet rreth ndikimit të rusëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Me këtë fitore, Demokratët pritet të rinisin hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Si do të ndikojë kjo të presidenti Trump?

Sipas CNN, kjo mund t’i rrezikojë Trump’it mundësinë për tu rizgjedhur president përsëri.

Burime të rrjetit televiziv kanë thënë se Trump po fajëson Paul Ryan për humbjen e Dhomës së Përfaqësuesve, i cili deri më tani ka qenë kryetar i saj.

‘Ai është shumë i zemëruar me Ryan’, ka thënë burimi.

Pas publikimit të rezultateve, kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqsuesve, Nancy Pelosi, doli para mbështetësve të demokratëve, duke  thënë se është një  ditë e re për Amerikën.

Ndryshe, fushata e këtyre zgjedhjeve është përcjellur me ngjarje jo të zakonshme në ShBA, duke përfshirë edhe dërgimin e pakove me eksplozivë në shtëpitë dhe zyret e kritikëve të Trump’it.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme