Një çift i pikëlluar ka paralajmëruar të gjithë prindërit që t’iu besojnë instinkteve të tyre, pasi djali i tyre vdiq papritur vetëm disa ditë pas ditëlindjes së tij të dytë.
Mjekët u thanë Kate dhe Ross Upton nga Brisbane se djali i tyre Arlo Jack thjeshtë kishte një virus, por ai vdiq 48 orë më vonë.
Vogëlushi shfaqi vetëm shenja të gripit kur filloi të kollitej më 27 tetor, vetëm pak para se të shkonte me familjen për festimet e Halloween, transmeton Gazeta Express.
Pasditen e asaj dite, Arlo kishte temperaturë dhe filloi të kishte të vjella. Çifti e dërguan atë tek mjeku, i cili iu tha atyre se vogëlushi tashmë kishte fituar një virus.
Pas disa orësh, Arlo filloi të merrte ngjyrë të kaltër përreth gojës dhe familja thirri ambulancën. Gjendja e tij u përkeqësua shumë në ambulancë dhe vogëlushi u vendos menjëherë në pajisjen për mbështetje të jetës, pasi pësoi arrest kardiak.
Mjekët në fillim menduan se Arlo mund të jetë duke vuajtur nga sepsisi, një infeksion i përgjithshëm, megjithatë kur e çuan në spital ai u diagnostikua me një mutacion gjenetik të quajtur mungesa e LPIN1, që rezulton në dëmtim akut të muskulit skeletal.
Në një pikë, mjekët u thanë prindërve se ndoshta mund të jetë e nevojshme që vogëlushit t’i amputoheshin gishtat, por ishte shumë vonë. Arlo pësoi një krizë në 5:30 të mëngjesit së të enjtes dhe u shpall i vdekur po atë ditë.