Ymeri: Kadri Veseli na kërcënoi me jetë, nuk i ra pishman!

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri në mbledhjen e përgjithshme të partisë ka folur rreth kërcënimeve, siç tha ai, që ua ka bërë Kadri Veseli. Sipas tij, kryeparlamentari këto deklarata i bëri me paramendim ndaj deputetëve të opozitës.

“Kadri Veseli i kërcënoi hapur deputetë e LVV me jetë, me fjalimin për vetëvrasje. Nuk pati tërheqje për atë fjalë, ishte fjalim me paramendim. Nëntoka nuk i duron kundërshtarët politik, e aq më pak kur e ka Lëvizjen Vetëvendosje. Paniku e ka kapur këtë regjim. Ata po bien, ne po rritemi”, është shphreur ai, transmeton Indeksonline

Sipas Ymerit, rritja e LVV është rritje për mundësinë e Kosovë. “Sot e jetojmë një realitet tjetër, sot nuk ka vazhdim të dialogut me Serbin, ky proces praktikisht është ndalur. Ndalja e Zajednicën e ndali edhe dialogun. Temat tjera ishin vetëm sa për sy e faqe”, është shprehur në fund ai. /Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme