Presidentit Hashim Thaçi më së shumti po del të ia kenë parë hairin të burgosurit. Vetëm këtë vit, ai u ka falur 21 të burgosurve disa vite burgim. Në mesin e personave që Thaçi ka falur, ka edhe vrasës. Madje, një prej të falurve është edhe dhëndri i familjes Thaçi. Më së shumti të burgosur po del të jenë falur nga Jakup Krasniqi, e më së paku nga Atifete Jahjaga. Krasniqi kishte falur liri për 103 persona të dënuar. Ndërkohë, që vetëm këtë vit falje kanë kërkuar 748 të dënuar.