Një pikturë shitet për 92 milionë dollarë

Një pikturë ikonike e artistit të famshëm amerikan, Edward Hopper, është shitur në një ankand në New York për gati 92 milionë dollarë.

Piktura “Chop Suey” e vitit 1929 u bë më e shtrenjta e Hopperit e shitur ndonjëherë në ankand.

Ajo ishte një nga 91 pikturat e artit modern të vendosura në ankand nga ndërmarrësi amerikan, Barney Ebsworth, që vdiq në prill.

“Woman as Landscape” e Willem de Kooningut u shit në të njëjtin ankand për 68.9 milionë dollarë. Kjo pikturë ishte e vitit 1955. Edhe ajo arriti të thyejë rekordin e artistit holandez.

Edward Hopper është i famshëm për paraqitjen e jetës moderne amerikane. Ai vdiq më 1967. “Chop Suey”, të cilën Ebsworth e bleu për vetëm 180 mijë dollarë më 1973, portretizon dy gra teksa bisedojnë në një restorant kinez.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme