Ambasada e Finlandës në Kosovë, ka publikuar një foto në Facebook, ku shihet ambasadorja finlandeze, Pia Stjernvall bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe deputeten e PSD-së, Aida Dërgutin.
Ambasada finlandeze njofton se ata u nisën dje drejt kryeqytetit të Hungarisë.
“Ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kolegët e tij, dje u nisën drejt Helsinkit për një vizitë dy ditore”, shkruhet në postim.
Më tej, Ambasada e Finlandës njofton se pas mesnatës ia dolën të mbërrinin në aeroportin e Helsinkit, duke shpjeguar programin e këtij udhëtimi të delegacionit kosovar.
“Megjithë sfidat si ajo e anulimit të fluturimit, mbrëmë pas mesnatës ia dolën të uleshin në aeroportin e Helsinkit-Vantaa.
Delegacioni i Kosovës do të ketë një program të ngjeshur takimesh mbi sundimin e ligjit, marrëdhëniet ekonomike, bashkëpunimin universitar dhe diasporën që jeton në Finlandë. Sot, Kryetari Veseli, do të pritet nga Kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko”, shkruhet në postimin e Ambasadës finlandeze.