Posti i nënkryetares së kuvendit të Kosovës, i ka sjellë asaj privilegje të shumta, sidomos sa i përket udhëtimeve. Ndonëse, ish partia e saj, Vetëvendosje kishte kërkuar që ta liroj atë post, Aida Dërguti tani nga radhët e PSD-së së Shpend Ahmetit, jo vetëm se nuk e ka ndërmend t’i bindet një kërkese të tillë, por edhe është duke e shijuar në maksimum.
Së fundmi, Dërguti u pa në shoqërinë e kryetarit të parlamentit të Kosovës, njëkohësisht kryetar i PDK – së, Kadri Veseli.
Ata janë duke udhëtuar së bashku në Finlandë. Raportohet se delegacioni i Kosovës do të ketë një program të ngjeshur takimesh mbi sundimin e ligjit, marrëdhëniet ekonomike, bashkëpunimin universitar dhe diasporën që jeton në Finlandë.
Të përfolora në media ishin edhe udhëtimet e shumta të Aida Dërgutit me zyrtarë të rëndësishëm të PDK’së, para se ajo të largohej nga Vetëvendosje.
“Aida Derguti është një zonje e respektuar dhe është Nënkryetare e Kuvendit. Bashkë kushtetutshmërisht jemi në Kryesinë e Kuvendit”, kishte deklaruar Xhavit Haliti, pas udhëtimit me të
“Foton të cilën e kanë prezantuar mediat ka qenë një foto e bërë nga Shaban Selimi, Drejtor i Zyrës për marrëdhënie me jashtë. Fotoja është bërë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një moment kur delegacioni ynë ka arritur suksesin e madh ne duke u pranuar si delegacion i përhershëm, e jo si vizitor që kemi qenë për 10 vjet”, kishte sqaruar asokohe Haliti.
Përndryshe, përçarja e Lëvizjes Vetëvendosje nisi menjëherë pas publikimit të një mesazhi në një grup të mbyllur ku Aida Dërguti e ofendonte rëndë dhe me fjalor të papërshtatshëm, Albin Kurtin./Sakte.net