Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, reagojnë partitë shqiptare

Përfaqësuesit e politikës shqiptare kundërshtojnë ashpër propozimin e drejtorit të Entit për Statistikë që në pyetësorin e regjistrimit të popullsisë të mos figurojë grafa e përkatësisë etnike dhe religjionit. Më i zëshëm ishte kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili i bëri thirrje drejtorit të statistikave që fillimisht të publikojë raport për përfaqësimin e bashkësive etnike në këtë institucion dhe më pastaj të propozoj ndryshime të tjera, në këtë rast në ligjin për regjistrim të popullsisë.

Këto llojë tendenca fshehin brenda përbrenda vetes edhe qëllime tjera të cilat kanë për qëllim të godasin mbi balancet etnike dhe mbi formën se si duhet organizuar dhe si duhet të funksionojë Maqedonia. Natyrisht që paralajmërimet që në grafin e regjistrimit do të ekzistojë vetëm gjuha ka për qëllim që në mënyrë artificiale të rritet numri i popullsisë e cila flet në gjuhën maqedonase në mënyrë që të fshihet realiteti demografik të cilën e ka Maqedonia. Vetëm paralajmërojmë se në si ASH, I bëjmë thirrje dhe subjekteve tjera shqiptare të cilat janë pjesë e qeverisë që të kundërshtojnë këtë propozim të entit për statistika- deklaroi Ziadin Sela, ASH.

Shumë element dyshues, tash heqim dorë nga elementi etnik a elementin etnik e kemi në kushtetutë, e kemi në ligjet pozitive të vendit, për shkak se unë në debate të ndryshme, vecanërisht në ligjin për përdorimin e gjuhëve, te zyrtarizimi I gjuhës shqipe shpesh e kam përmend se është turp për shqiptarët për shkak se trajtohemi si 20 % në kushtetutë, trajtohemi si 20 % në ligje, edhe komunitetet tjera, të drejtat e tyre lidhen me 20 % në komuna të ndryshme- pohoi Fadil Zeneli, Besa.

Nga BDI dhe Besa e Afrim Gashit shprehen se identiteti gjuhësor jo gjithmonë mbulon identitetin etnik. Gjithashtu nga BDI kujtuan se regjistrimi I popullsise nuk është vetëm statistikor por edhe politik.

Jemi të vetëjdishëm se procesi I regjistrimit të popullsisë është gjithmonë paksa jo vetëm proces statistikor në Maqedoni por edhe proces politik për arsye të ndryshimeve kushtetuese dhe Marrëveshjes paqësore të Ohrit e cila përcakton të drejtat e komuniteteve në Maqedoni me përqindje, përdorimi i gjuhës dhe përdorimi I flamujve të komuniteteve në këtë vend- deklaroi Artan Grubi, BDI.

Për ne, identiteti gjuhësor jo gjithmonë e mbulon edhe identitetin etnik. Ka plot njerëz që për arsye të ndryshme flasin një ose disa gjuhë por kanë vetëm një përkatësi etnike. Prandaj, mendoj që identiteti gjuhësor jo gjithnjë e mbulon edhe atë etnik. Fjala bie në Amerikë, njerëzit flasin anglisht por nuk e mbajnë veten për anglezë- tha Orhan Mutezani, Besa (Afrim Gashi).

Pyetësori i regjistrimit të popullsisë që do të mbahet më 1 prill të vitit 2020 nuk pritet të parasheh paragrafin e përkatësisë etnike dhe religjionit. Për të kuptuar se cilës bashkësi etnike i takon qytetari do të regjistrohet duke iu përgjigjur pyetjes se cila gjuhë amë është e tij dhe cilën gjuhë flet në komunikim. Kështu paralajmëroi drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski i cili propozon që këto dy paragrafë të hiqen duke shtuar se të dhënat  për përkatësinë etnike janë keqpërdorur për qëllime politike prandaj edhe nuk duhet të jenë pjesë e regjistrimit. Në procesin e regjistrimit do të përfshihet e gjithë popullata që jeton në dhe jashtë Maqedonisë, duke përfshirë edhe të huajt që në Maqedoni qëndrojnë më shumë se 1 vit. Regjistrimi I popullsisë pritet të kushtojë 8.5 milion euro ndërsa në të do të marrin pjesë 5 mijë regjistrues të cilët regjistrimin do ta zhvillojnë në 8 gjuhë. Deri në përmbyllje të vitit pritet draft versioni I Ligjit për regjistrim të kaloj në Qeveria ndërsa vitin e ardhshëm Kuvendi ta miratojë të njëjtin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme