Presidenti francez, Emmanuel Macron, reagoi sot ndaj “tweets” shumë agresivë të homologut të tij amerikan, Donald Trump, duke thënë se “mes aleatëve duhet të respektohemi”.
“Në çdo çast të madh të historisë tonë, ne kemi qenë aleatë dhe mes aleatëve duhet të respektohemi”, deklaroi ai nga aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle”.
“Nuk dua të dëgjoj pjesën tjetër, besoj se ajo që francezët presin nga unë, nuk është që t’i përgjigjem ‘tweets’ por është që të vazhdojmë këtë histori të rëndësishme”, shtoi ai.
Sapo u kthye nga Parisi, ku kishte festuar paqen me krerët e tjerë të botës, Donald Trump sulmoi fuqishëm të martën Emmanuel Macron, duke ndikuar gjithashtu edhe në rritjen e popullaritetit të tij shumë të dobët.